Goditi me dron helikopterin e policisë, burri rrezikon burgun dhe mijëra dollarë gjobë

Amerika

Goditi me dron helikopterin e policisë, burri rrezikon burgun dhe mijëra dollarë gjobë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:08
Andrew Hernandez

Pasi goditi me dron një helikopter të policisë pa dashje, një burrë në Kaliforni rrezikon të dënohet me burg dhe një gjobë të majme.

Nga raportimet e mediave vendase, Andrew Hernandez pranoi fajin para gjykatës dhe tani rrezikon një vit burg dhe gjobë deri në 250 000 dollarë.

Burri kishte nisur dronin për të parë më mirë nga lart një skenë krimi, që kishte ndodhur pranë shtëpisë së tij në Hollivud. Por, droni goditi helikopterin e policisë që po ndiqte grabitjen dhe e detyroi atë që të bënte një ulje emergjence.

Dënimi për të do të jepet në 12 prill. Nëse burgoset, ai nuk do të jetë personi i parë që dënohet me heqje lirie në SHBA për shkak të dronit. Në vitin 2017, një burrë në Uashington u dënua me 1 muaj burg pasi goditi me dron një grua, të cilën e la pa ndjenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat