​SHBA tërheq ushtarët nga Somalia

Amerika

​SHBA tërheq ushtarët nga Somalia

Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:41
Ilustrim

Drejtuesit e ushtrisë amerikane njoftuan sot se tërhoqën plotësisht ushtrinë nga Somalia, në një nga veprimet e fundit gjatë mandatit katër-vjeçar të presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili skadon më 20 janar, kur ai do të zëvendësohet nga Joe Biden.

Disa ekspertë ushtarakë kanë paralajmëruar se tërheqja e rreth 700 trupave vjen në kohën më të keqe për Somalinë, pasi grupi ekstremist Al Shabab, i lidhur me rrjetin terrorist Al-Qaeda, vazhdon të sulmojë objektivat ushtarake dhe civile edhe në kryeqytetin Mogadishu.

Lajmi është konfirmuar edhe në mediat prestigjioze amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat