Trump pritet t’i fal 100 të burgosur në ditën e fundit si president

Amerika

Trump pritet t’i fal 100 të burgosur në ditën e fundit si president

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:09
Donald Trump

Donald Trump po përgatitet të fal rreth 100 persona në ditën e fundit si president i SHBA-së, thonë burimet e CNN-it.

Do të jetë një grup i madh që përfshin kriminelë mantel bardhë, përdhunues të profilit të lartë dhe të tjerë, por – që tani – nuk pritet të përfshijë edhe vetveten.

Shtëpia e Bardhë zhvilloi një takim të dielën për të finalizuar listën e personave që do të falën.

Fillimisht, dy grupe të mëdha ishin gati të falën, një në fund të javës së kaluar dhe një të martën. Tani, zyrtarët presin që republikani një gjë të tillë ta bëjë gjatë ditës së nesërme – nuk dihet nëse Trump do t’i fal aleatët e diskutueshëm, anëtarët e familjes ose vetveten.

Ndryshe, Trump kohë më parë kishte fal disa zyrtarë amerikanë, ku ishte kritikuar për veprimet e tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat