Për 59 ditë i dyfishohen rastet, SHBA-ja tashmë ka 24 milionë persona të infektuar me COVID-19

Amerika

Për 59 ditë i dyfishohen rastet, SHBA-ja tashmë ka 24 milionë persona të infektuar me COVID-19

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Ka pasur të paktën 24,018,793 raste totale të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu është bërë e ditur se të paktën 398,307 njerëz kanë vdekur shkaku i coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

SHBA-së i janë duhur 304 ditë për të arritur 12 milionë raste me virus, gjersa ka dyfishuar rastet deshën vetëm për 59 ditë, raporton cnn.

Amerika është shteti me më së shumti njerëz të infektuar në botë, duke lënë pas Indinë dhe Brazilin.

Ndryshe, worldometers ka regjistruar deri më tani rreth 96 milionë të infektuar me virus ndërsa kanë vdekur 2.05 milionë persona. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat