Dy roje kombëtare largohen nga inaugurimi i Biden, zbulohet lidhja e tyre

Amerika

Dy roje kombëtare largohen nga inaugurimi i Biden, zbulohet lidhja e tyre

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:35
Ilustrim

Dy Garda Kombëtare po largohen nga misioni i sigurisë së inaugurimit pasi u zbulua se kishin lidhje me grupin e djathtë.

Kjo, pasi shefi i Gardës tha se nuk ishte i shqetësuar për potencialin e kërcënimeve të brendshme, shkruan Daily Mail.

Një zyrtar i Ushtrisë dhe një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane konfirmuan të martën se dy anëtarët e Gardës Kombëtare ishin hequr nga misioni për të siguruar inaugurimin e Joe Biden.

Nuk është e qartë se cilit grup të skajshëm i përkisnin anëtarët e Gardës ose në cilën njësi shërbenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat