Ndryshimet në zyrën ovale, çfarë ndodhi pas ikjes së Trump dhe ardhjes së Biden

Amerika

Ndryshimet në zyrën ovale, çfarë ndodhi pas ikjes së Trump dhe ardhjes së Biden

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:54
Ndryshimet në zyrën ovale

Presidentët e rinj sjellin stilin e tyre personal në zyrën ovale dhe kjo është parë edhe në mënyrën se si Joe Biden ka zgjedhur të dekorojë vendin e ri të punës.

Dhoma është mbushur me portrete dhe buste të disa prej liderëve më të njohur dhe me ndikim në historinë amerikane.

“Ishte e rëndësishme për presidentin Biden që të hynte në një zyrë ovale që dukej si Amerika dhe që të tregonte se çfarë presidenti do të ishte ai”, thotë Ashley Williams, zv.drejtoresha e operacioneve të zyrës ovale.

Menjëherë bie në sy se është zhdukur portreti i Andreë Jackson, president i 7 i Amerikës dhe populist, me të cilin Trump shpesh e identifikonte veten. Portreti i tij, në të majtë të karriges së të famshmes Resolute Desk, është zëvendësuar me atë të Benjamin Franklin, një ndër etërit themelues të Amerikës.

Nga tavolina e tij, Biden do të ngrejë sytë për të parë pranë oxhakut, bustet e Martin Luther King dhe Robert F Kennedy, dy burra ndikimit të të cilëve në lëvizjen për të drejtat civile Biden i është referuar shpesh. Mes busteve të tjera në dhomë është edhe ai i një figure kyçe në lëvizjen e të drejtave civile, Rosa Parks. Mbi oxhak varen portretet e Franklin D Roosevelt, presidenti që udhëhoqi vendin përmes depresionit të madh dhe luftës së dytë botërore, raporton TCh.

Nuk mungojnë edhe portretet e presidentëve të tjerë, si Thomas Jefferson, George Washington dhe Abraham Lincoln. Ndërsa në tryezën pas Biden, shihet një bust i Cesar Chavez, liderit meksikano amerikan që luftoi për të drejtat e fermerëve në vitet 1960-1970. Ai, është vendosur pas fotove të familjes së Biden. U zhdukën po ashtu nga zyra ovale edhe perdet ngjyrë ari dhe tapeti që Trump solli kur u vendos atje për tu zëvendësuar me një tapet blu të errët dhe perde më të errëta po ashtu që ishin përdorur në zyrën ovale nga Bill Clinton, kur ishte president. Flamujt e degëve të ndryshme të ushtrisë po ashtu janë zëvendësuar me një flamur amerikan dhe një tjetër me stemën presidenciale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat