Jill Biden i drejtohet kombit si Zonja e Parë e SHBA: Koha të bashkohemi, të jemi një Amerikë

Amerika

Jill Biden i drejtohet kombit si Zonja e Parë e SHBA: Koha të bashkohemi, të jemi një Amerikë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:57
Jill Biden

Jill Biden, gruaja e Presidentit të ri amerikan, Joe Biden, dhe njëherazi Zonja e Parë, përmes Twitterit i është drejtuar kombit amerikan.

Në fillim të fjalimit të saj ka thënë se Amerika çdo katër vite feston fillimin e një administrate të re.

“Koha është të bashkohemi, të jemi një Amerikë, me një qeveri që na shërben të gjithëve”, ka thënë Jill Biden.

Ajo tha se shpresën dhe optimizmin e sheh në inaugurimin e ri që siç ka theksuar ajo, ka kulmuar falë një pune të përbashkët të mijëra njerëzve që kanë krijuar diçka të veçantë në vitin e vështirë.

Ajo falënderoi të gjitha që e kanë bërë të ndihen të mirëpritur dhe ka falënderuar të gjithë, që e kanë bërë inaugurimin të veçantë për të dhe bashkëshortin e saj Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat