Infektohet me Covid njeriu më i pasur i Amerikës Latine

Amerika

Infektohet me Covid njeriu më i pasur i Amerikës Latine

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:46
Carlos Slim

Ka rezultuar pozitiv me COVID-19 njeriu më i pasur i Amerikës Latine.

Miliarderi meksikan, Carlos Slim, është duke përjetuar simptoma të lehta të sëmundjes, e deri më tani terapia po shkon mjaft mirë.

Kjo është konfirmuar nga djali i tij, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Është duke u përmirësuar shumë shpejt dhe deri më tani ka shfaqur simptoma tepër të lehta”, shkroi i biri i miliarderit, Carlos Slim Domit.

Lajmi vjen një ditë pasi edhe presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, rezultoi pozitiv me virusin.

Gjithashtu vlen të përmendet se Meksika është një nga vendet më të goditura në botë nga virusi famëkeq, ku deri më tani regjistron më shumë se 1.7 milionë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 150,000 vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat