Senati gati të votojë për konfirmimin e Sekretarit të ri të Shtetit, Antony Blinken

Amerika

Senati gati të votojë për konfirmimin e Sekretarit të ri të Shtetit, Antony Blinken

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:23
Antony Blinken gjatë seancave dëgjimore

Senati i Shteteve të Bashkuara voton të martën për emërimin e zotit Antony Blinken në postin e sekretarit të shtetit.

Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

“Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Zoti Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.

Zoti Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./VOA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat