Stuhia e dëborës godet New Yorkun, vështirësohet fushata e vaksinimit kundër COVID-19

Amerika

Stuhia e dëborës godet New Yorkun, vështirësohet fushata e vaksinimit kundër COVID-19

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Sipas parashikimeve, qyteti i New Yorkut pritet të mbulohet nga një sasi e madhe dëbore, e cila nuk është regjistruar që nga viti 2016.

Paralajmërimet për stuhinë janë dhënë prej ditësh, ndërsa kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio vendosi kufizime në udhëtimet jo-thelbësore duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të hënën.

Veç dëborës po ashtu erëra të forta pritet të godasin qytetin amerikan.

Ndërkohë në New Jersey, guvernatori Phil Murphy, shpalli të dielën gjendjen e jashtëzakonshme, duke pezulluar shërbimin e transportit publik për të gjithë ditën e hënë.

Moti i keq pritet të ndikojë në fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit, si në New Jork, ashtu dhe në New Jersey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat