Senatorët republikanë i kërkojnë Biden miratimin e projektligjit të ndihmës

Amerika

Senatorët republikanë i kërkojnë Biden miratimin e projektligjit të ndihmës

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Presidenti amerikan, Joe Biden ka ftuar një grup senatorësh republikanë për të diskutuar planin e tij të ndihmës prej 1,9 trilionë dollarësh, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Biden mori një letër nga 10 senatorë republikanë të cilët kërkuan të takohen me të në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar idetë e tyre në lidhje me veprimet e nevojshme për të adresuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“Ne duam të punojmë në mirëbesim me administratën për të përmbushur sfidat shëndetësore, ekonomike dhe shoqërore të krizës së COVID-it”, shkruan në letrën e tyre republikanët, të udhëhequr nga senatorja, Susan Collins nga Maine, raporton ATSh.

Senatori republikan, Bill Cassidy nga Luiziana, megjithatë për “Fox News” tha se projektligji i PR do të arrinte gjithsej 600 miliardë dollarë dhe të përfshinte pagesa të drejtpërdrejta prej 1 000 dollarësh në vend të kësaj.

Projektligji i shumëpritur i ndihmës dështoi të kalojë Kongresin para zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor të vitit 2020 ndërsa më shumë se 10 milionë amerikanë dhe mijëra biznese të vogla presin një lloj stimulimi.

Kongresi amerikan më 22 dhjetor miratoi një paketë prej 900 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat