​Grupi Proud Boys në SHBA rrezikon të akuzohet për vepra terroriste

Amerika

​Grupi Proud Boys në SHBA rrezikon të akuzohet për vepra terroriste

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanadaja ka caktuar grupin e ekstremit të djathtë Proud Boys si një entitet terrorist.

Ministri i Sigurisë Publike Bill Bler tha se vendimi u ndikua nga "roli kryesor" i grupit në trazirat e 6 janarit në Kapitol të Uashingtonit, raporton BBC.

Përcaktimi lejon që pasuritë e Proud Boys të ngrihen dhe anëtarët e grupeve do mund të akuzohen për vepra terroriste nëse kryejnë veprime të dhunshme gjatë kësaj kohe.

Grupi është i përbërë nga meshkuj antiemigrant, të cilët kanë një histori të konfrontimeve të dhunshme politike.

Platforma e Proud Boys përfshin ide të mbështetura nga ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Grupi u përmend nga Trump gjatë debatit të parë presidencial të SHBA tetorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat