Jamie Fly emërohet president i REL-it

Amerika

Jamie Fly emërohet president i REL-it

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:33
Jamie Fly

Jamie Fly është emëruar president i Radios Evropa e Lirë (REL), duke nisur nga 16 shkurti i këtij viti.

Bordi i Drejtorëve i Radios Evropa e Lirë, ka rikthyer Fly në këtë pozitë, pasi kishte shërbyer në periudhën gusht 2019-qershor 2020.

“Jam i ngazëllyer për kthimin tim në pozitën e presidentit të Radios Evropa e Lirë, për të udhëhequr organizatën gjatë këtyre kohërave sfiduese”, ka thënë Fly.

Ai ka vazhduar:

“Jam krenar me gazetarët dhe stafin e Radios Evropa e Lirë, të cilët pavarësisht presionit të pandemisë dhe sfidave të REL-it për integritet gazetarek dhe pavarësi editoriale, kanë vazhduar të fokusohen në misionin e tyre për media të lirë, për t’iu sjellë lajme dhe informacion të paanshëm aty që iu duhen më së tepërmi. Do të jetë nder që të punojë afër me ata sërish”.

“Kolegët e mi dhe unë në Bordin e Drejtorëve të Radios Evropa e Lirë jemi tejet të gëzuar që Jamie është pajtuar që t’i kthehet punës në Pragë”, ka thënë kryesuesja e Bordit të Drejtorëve të Radios Evropa e Lirë, Karen Kornbluh.

“Nga Bjellorusia në Rusi e deri në Afganistan e gjithandej në mes, gazetarët e Radios Evropa e Lirë janë duke luajtur rol vital për raportim të pavarur dhe janë duke ofruar alternativë kredibile ndaj dezinformimit. Dijet e Jamiet në gjeopolitikë, pasioni i tij për demokraci dhe të drejta të njeriut dhe mirënjohja që ka për misionin e REL-it, janë më të nevojshme se kurrë, në kohën kur Radio Evropa e Lirë përballet me sfida në gjithë territorin që mbulon”.

Fly është emëruar fillimisht në pozitën e presidentit të REL-it në gusht të vitit 2019, derisa tani kthehet në atë pozitë pasi ka shërbyer si këshilltar i lartë i presidentit të Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara me bazë në Gjermani.

Ai më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të Kongresit amerikan dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat