Mbi 39 milion amerikanë kanë marrë vaksinën anti-covid

Amerika

Mbi 39 milion amerikanë kanë marrë vaksinën anti-covid

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:29
Ilustrim

Më shumë se 39 milion qytetarë në Amerikë janë vaksinuar.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëri me dije se janë shpërndarë 59,304,600 doza të vaksinave anti-covid në SHBA dhe se prej tyre 39,037,964 doza ishin marrë.

Sipas agjencisë 30,250,964 njerëz kishin marrë një ose më shumë doza.

Ndërsa 8,317,180 njerëz kishin marrë dozën e dytë që nga dita e shtunë, shkruajnë mediat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat