SHBA, forcat ajrore fluturojnë bombarduesit gjigandë mbi finalen e Super Bowl

Amerika

SHBA, forcat ajrore fluturojnë bombarduesit gjigandë mbi finalen e Super Bowl

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Foto

Forcat ajrore të SHBA fluturuan triadën e bombarduesve të tyre të fundit mbi stadiumin ku po zhvillohej finalja e famshme e futbollit amerikan Super Bowl.

Gjigandët ajrore të modeleve B-1B Lancer, B-2 Spirit, e B-52 Stratofortress dhanë shfaqjen e tyre duke fluturuar mbi Tampa të Kalifornisë para nisjes së përballjes së skuadrave Buccaneers e Chiefs.

Megjithse paradat ajrore në finalen e famshme amerikanë janë tashmë një traditë, fluturimi i  tre bombarduesve ishte i pari i këtij lloji, pasi zëvendësoi skuadrat e gjuajtësve akrobatikë që përdoreshin zakonisht në event.

Kapitenja Sarah Kociuba drejtoi fluturimin nga bombarduesi më i avancuar B-2 Spirit, i njohur gjithashtu si bombarduesi anti-radar.

Kociuba u ngrit me B-2 nga baza e Whiteman në Missouri dhe u takua me dy bombarduesit e tjerë në Gjirin e Meksikës.

B-52 ishte ngritur nga baza e Minot në North Dakota kurse B-1 nga South Dakota.

Një avion çisternë KC-135 Stratotanker furnizoi në ajër secilin nga bombarduesit para se të vendoseshin në formacion.

Kociuba thotë se u frymëzua të bashkohej me forcat ajrore që kur kishte parë për herë të parë duke fluturuar B-2 kur ishte 11 vjeçe.

Në korrik 2017 ajo u bë femra e tetë pilote që fluturon një B-2 sipas forcave ajrore.

Forcat ajrore SHBA thonë se zotërojnë një total prej 62 avionësh bombardues por shumë prej tyre pritet të dalin jashtë shërbimi nga vjetërimi.

Krijimi i modelit të fundit B-2 Spirit që nisur që prej administratës së presidentit Carter në kulmin e Luftës së Ftohtë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat