Abuzimet seksuale të klerikëve, dioqeza në Minnesota zgjidh çështjen me 21.5 milionë dollarë

Amerika

Abuzimet seksuale të klerikëve, dioqeza në Minnesota zgjidh çështjen me 21.5 milionë dollarë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Dioqeza e Winona-Rochester në Minnesota thotë se ka arritur zgjidhje 21.5 milionë dollarëshe me 145 individë të cilët kanë qenë të abuzuar seksualisht nga anëtarët e klerit të saj.

Është dioqeza katolike e fundit në vend që zgjidh çështjen e abuzimeve në përgjigje të ligjit në vitin 2013 që zgjati parashkrimin e rasteve të abuzimit, raporton AP.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë vuajtjen tragjike të shkaktuar nga individë që abuzuan me pushtetin e tyre dhe pozitën”, tha peshkopi John Quinn.

“Duhet të jemi vigjilentë në përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur të rinjtë në dioqezën tonë të cilët mbështeten tek priftërinjtë, fenë dhe në njerëz për t’i mbajtur të sigurt”, ka shtuar tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat