Guvernatori i Nju Jorkut vonoi të dhënat për shtëpitë e të moshuarve

Amerika

Guvernatori i Nju Jorkut vonoi të dhënat për shtëpitë e të moshuarve

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:06
Një këshilltare e lartë e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo

Një këshilltare e lartë e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo u tha ligjvënësve demokratë se administratës së tij iu deshën muaj për të bërë publike të dhëna mbi numrin e të vdekurve nga koronavirusi në azilet për të moshuar, sepse zyrtarët ishin të shqetësuar se informacioni "do të përdorej” kundër tyre.

Informacioni erdhi nga një ligjvënës demokrat i cili mori pjesë në takimin e së mërkurës dhe nga një transkript i pjesshëm i lëshuar nga zyra e guvernatorit.

Republikanët që po e quajnë konfirmimin e komenteve një "fshehje", tani po bëjnë thirrje për dorëheqje si të zotit Cuomo ashtu edhe të këshilltares, sekretarja e guvernatorit Melissa DeRosa, ndërsa demokratët progresistë po kritikojnë ashpër administratën për atë që ata thonë se është mungesë transparence.

Bërja publike e komenteve të zonjës DeRosa, në një audiokonferencë me ligjvënës demokratë, ndërsa guvernatori demokrat dhe administrata e tij kishin filluar të përballeshin me reagime të ashpra për mënyrën se si po e menaxhonin dhe raportonin për rastet e shumta në shtëpitë e të moshuarve. Javët e fundit, shteti i Nju Jorkut është detyruar të pranojë se numri i të vdekurve mes banorëve të azileve është gati 15,000, ndërsa më parë kishte raportuar 8,500 - një numër që përjashtonte banorët që kishin vdekur pasi u dërguan në spitale. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat