Momenti kur kamioni gjigant përplaset në vetura në Teksas, raportohet për gjashtë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar

Amerika

Momenti kur kamioni gjigant përplaset në vetura në Teksas, raportohet për gjashtë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 20:16
Foto

Pamjet rrëqethëse të publikuar më poshtë shfaqin aksidentin zinxhiror që ka ndodhur në Teksas, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan.

Në video shihet se si kamioni me 18 palë rrotë përplaset në vetura, e nga shpejtësia e madhe madje përfundon mbi ato.

Videoja është filmuar të enjten në një rrugë të mbuluar me akull e borë në Fort Worth në periferi të Dallasit, ku kamioni i FedEx përplaset në vetura që tashmë kishin pësuar aksident pak sekonda më parë.

Videoja është kapur nga ana e kundërt e rrugës, ku shihet kamioni gjigant me rimorkio përfundon mbi veturat që ishin “grumbulluar” në një vend.

Mediat lokale raportojnë se 65 persona ishin dërguar me urgjencë në spital për trajtim, kurse gjashtë tjetër kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për William Williams, 54-vjeç, Christopher Vardy, 49, Michael Wells, 47, Aaron Watson, 45, dhe Tiffany Gerred, 34-vjeçe. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat