Pasi Trump u shpall i pafajshëm, reagon kreu i Demokratëve në Senat, Chuck Schumer

Amerika

Pasi Trump u shpall i pafajshëm, reagon kreu i Demokratëve në Senat, Chuck Schumer

Nga: M.H Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:29
Chuck Schumer

Para pak minutësh është shpallur i pafajshëm Trump nën akuzën për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i seantorit të Nju Yorkut, Chuck Schumer.

"6 Janari do të mbahet mend si një ditë turpi në Shtetet e Bashkuara. Dështimi për të dënuar Donald Trump do të jetojë si një votë turpi në historinë e Senatit të Shteteve të Bashkuara," thotë senatori i Nju Yorkut, Chuck Schumer.

Ai kritikoi 43 senatorë që votuan për të liruar Trumpin i cili në mënyrë efektive "nënshkroi emrat e tyre së bashku me të tij" në librat e histories, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Senatori demokrat këmbënguli se një gjë është e sigurt - se trashëgimia e Trump do të përfshihet në këtë skandal përgjithmonë, duke e bërë gati të pamundur që ai të mbajë përsëri zyrën e zgjedhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat