Burri lirohet nga burgu pas 68 viteve, pasi u burgos në moshën 15 vjeçare për disa vjedhje

Amerika

Burri lirohet nga burgu pas 68 viteve, pasi u burgos në moshën 15 vjeçare për disa vjedhje

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Joseph Ligon

Ai ishte i mituri që u dënua me burgimin më të gjatë deri tani.

I burgosuri për krime të të miturve më i vjetër në SHBA, i cili ishte dënuar me burg të përjetshëm është liruar pas 68 viteve pas grilave.

Ai refuzoi gjatë kësaj kohe të aplikoj për lirim me kusht, sepse ai thotë se nuk ka vrarë asnjëherë askënd.

Joseph Ligon, 83 vjeç, ishe vetëm 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1953. Ai kishte marrë pjesë në një sërë vjedhjesh me një grup të adoleshentëve në Filadelfia.

Dy njerëz vdiqën gjatë këtyre krimeve, mirëpo Ligon thotë se ai nuk e ka vrarë asnjëherë askënd. Në vitin 2012, gjykata supreme vendosi që dënimet e vendosura mbi të burgosurit që ishin të mitur në kohën e dënimit nuk janë konstitucionale dhe janë të pazemërta.

Image

Mirëpo edhe pas këtij vendimi, Filadelfia ishte një prej shteteve që e refuzoi këtë rregull të ri dhe refuzoi të ulë dënimet e përjetshme.

Mirëpo katër vite më vonë, gjykata urdhëroi të gjithë shtetet të zbusin dënimet e personave të mitur që janë dënuar me burg të përjetshëm.

Pas kësaj, në vitin 2017, Ligon u dënua me 35 vite, deri në burgim të përjetshëm. Pra, pas 35 viteve, ai kishte të drejtë të aplikonte për lirim me kusht.

Meqenëse ai veçse kishte shërbyer 64 vite atëherë, ai kishte të drejtë të aplikonte për lirim me kusht, mirëpo ai refuzoi sepse ai tha se ai donte të ishte i lirë, dhe lirimi me kusht është larg nga liria.

Pas shumë seancave gjyqësore, në nëntor të vitit 2020, zyra e avokatit të Filadelfias vendosi që brenda 90 ditëve, Ligon ose do të rigjykohet, ose do të lirohet plotësisht.

Ligon kishte lindur në Alabama, dhe ishte vendosur në Filadelfia si fëmijë. Ai filloi shkollën aty, mirëpo si pasojë e kushteve të rënda financiare në familjen e tij, ai u largua nga shkolla.

Pas kësaj ai u trajtua si i padenjë nga moshatarët, dhe zgjodhi grupin e gabuar të njerëzve të shoqërohej, gjë që e qoi drejtë në burg.

Ai mësoi të shkruaj dhe lexoj gjatë kohës që ishte në burg. Sjellja e tij ishte mjaftë shembullore, sepse ai nuk shkaktoi probleme asnjëherë, dhe shumicën e kohës e kaloi duke pastruar korridoret e burgut.

Avokati i Ligon, z. Bridge thotë se klienti i tij është shembulli tipik i dënimit të panevojshëm që iu bëjnë personave të ri në moshë. Ai mendon se ky lloj dënimi iu humbë mundësitë e një jete normale dhe vetëm e shpenzon kot jetën e dikujt që mund të kishte nisur nga e para. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat