Një komision i pavarur do t`i hetojë trazirat e Kongresit

Amerika

Një komision i pavarur do t`i hetojë trazirat e Kongresit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:19
Ilustrim

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi thotë se Kongresi do të krijojë një komision “të jashtëm, të pavarur” për të hetuar sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trumpit.

Në një letër drejtuar ligjvënësve, ajo tha se komisioni do të modelohej nga hetimi mbi sulmet e 11 shtatorit 2001 ndaj New Yorkut dhe Pentagonit.

“Ne duhet të arrijmë në të vërtetën se si ndodhi kjo,” tha ajo.

Ish-presidenti Trump u lirua nga akuzat e Senatit për nxitje të dhunës, raporton BBC.

Por demokratët dhe disa republikanë kanë mbështetur një hetim të pavarur mbi trazirat, të cilat lanë pesë njerëz të vdekur.

Pelosi tha se gjeneral-lejtënanti i ushtrisë amerikane në pension Russel Honoré, gjatë javëve të fundit, kishte vlerësuar nevojat e sigurisë së Kapitolit në dritën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat