Hapen dy qendra të reja vaksinimi në Kaliforni; moti pengon përpjekjet e imunizimit në shtete të tjera

Amerika

Hapen dy qendra të reja vaksinimi në Kaliforni; moti pengon përpjekjet e imunizimit në shtete të tjera

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 00:25
Qendra e Vaksinimit në Los Anxhelos

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), hapi zonat e saj të para të vaksinimit kundër Covid-19 të martën, në Los Anxhelos dhe Oakland në kuadër të një përpjekje të administrats së Presidentit Biden për të shpejtuar procesin e imunizimit dhe për të ndihmuar komunitetet pakicë të goditura rëndë nga pandemia.

Ndërkohë, bora dhe akulli në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, detyruan anulimin e shumë orareve të vaksinimit dhe vonuan shpëndarjen e vaksinave në të gjithë vendin. Agjencia e shëndetit publik në Hjuston të Teksasit ngeli pa energji elektrike dhe u detyrua të ndërmerrte masa urgjente për të imunizuar mijëra njerëz para se vaksinat të dëmtoheshin.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur operacioni i vaksnimit ka filluar të intensifikohet. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara po përdorin mesatarisht afro 1.7 milionë doza vaksine në ditë për të imunizuar popullatën. Në të njëjtën kohë, vdekjet nga koronavirusi janë ulur ndjeshëm gjatë gjashtë javëve të fundit dhe numri i rasteve të reja ka shënuar rënie.

Një qendër vaksinimi, e hapur në lindje të Los Anxhelosit të banuar kryesisht me anëtarë të kominitetit latin, si pjesë e një përpjekje për të ndihmuar komunitetet që kanë vuajtur në mënyrë disproporcionale gjatë pandemisë, synon të vaksinojë deri në 6,000 njerëz në ditë. Një qendër tjetër e ngjashme u hap në një stadium në Oakland, pranë lagjeve të varfëra të komunitetit afrikano-amerikan dhe atij latin.

Kalifornia është goditur rëndë nga koronavirusi, duke kapërcyer shtetin e Nju Jorkut për numrin më të lartë të vdekjeve në vend, me mbi 47,000.

Administrata e Presidentit Biden synon të hap 100 qendra të tilla vaksinimi në të gjithë vendin me ndihmën e agjencive federale dhe autoriteteve shtetërore.

Në Nju Orleans Festivali i përvitshëm Mardi Gras u anulua këtë vit për shkak të frikës se mund të shkaktojë një përhapje të Covid-19. Vitin a kaluar, organizimi i këtij Festivali u fajësua për përhapjen e koronavirusit në shtetin e Luizianës. Në shtete të tjera të vendit, si Ilinoi, Tenesi dhe Teksasi, bora dhe akulli kanë shkaktuar anulimin e operacioneve të vaksinimit dhe vonimin e furnizimeve ma vaksina kundër Covid-19.

Gati 39.7 milionë amerikanë, ose 12 përqind e gjithë banorëve në Shtetet e Bashkuara, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, tha Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat