Biden mban takimin e parë të huaj me kryeministrin e Kanadasë

Amerika

Biden mban takimin e parë të huaj me kryeministrin e Kanadasë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:17
Foto nga takimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Ishte ky takimi i parë dypalësh me një udhëheqës të huaj, prejse ka marrë detyrën më 20 janar.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë mik më të afërt se Kanadanë”, tha Biden.

Presidentët e SHBA-së tradicionalisht ftojnë kryeministrin kanadez për takimin e tyre të parë me një udhëheqës botëror.

Në kohërat para-pandemike, kjo do të përfshinte një bisedë në Zyrën Ovale, një konferencë të përbashkët për shtyp dhe ndoshta një drekë.

Por, kufizimet nga koronavirusi i detyruan dy udhëheqësit të takohen virtualisht.

Të dy ata vunë në dukje prioritet e përbashkëta të politikës, që sillen rreth ndryshimit të klimës dhe Kinës.

Një çështje madhore për dy udhëheqësit është ndalimi i dy kanadezëve në Kinë, nën akuzat për spiunim. Ata mbahen në burg që nga viti 2018.

Kanadaja pretendon se Michael Spavor dhe Michael Kovrig janë arrestuar në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kreut të kompanisë kineze Huawei, Meng Wanzhou, me urdhër të SHBA-së.

“Do të punojmë së bashku derisa të sigurojmë kthimin e tyre të sigurt”, tha Biden.

Biden dhe Trudeau nuk morën pyetje nga gazetarët - gjë që është e pazakonshme në Uashington për një ngjarje bilaterale si kjo./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat