Londra ia kalon Nju Jorkut/ Kryqyteti britanik ka tani më shumë miliarderë

Amerika

Londra ia kalon Nju Jorkut/ Kryqyteti britanik ka tani më shumë miliarderë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Londra ia ka kaluar Nju Jorkut për sa i takon përqendrimit të lartë të miliarderëve të botës, sipas një raporti që tregon se sa para kanë bërë më të pasurit e botës gjatë pandemisë së koronavirusit.

Rreth 875 mijë londinezë janë miliarderë, sipas një studimi të kryer nga një kompani konsulence, Knight Frank.  Kjo do të thotë se një në 10 persona që jetojnë në Londër janë miliarderë dhe të dhënat nxjerrin në pah edhe hendekun e madh të pabarazisë në kryeqytetin britanik.

Më shumë se 2.5 milionë banorë të Londrës klasifikohet se jetojnë në varfëri sipas shifrave zyrtare. Raporti tregon se rreth 875 mijë banorë të Londrës kanë asete, përfshirë prona, me vlerë më të madhe se 1 miliardë dollarë, çka i bën ata të quhen individë me një pasuri të madhe neto. Ndërsa në Nju Jork, sipas vlerësimeve, jetojnë 820 mijë miliarderë, çka e rendit qytetin në vendin e dytë.

Për sa i takon Londrës, kostoja e lartë e strehimit atje ka bërë që shumë njerëz të ngjiten në kategorinë e miliarderëve. Pandemia ka bërë që të pasurit të shtojnë pasuritë e tyre por ndërkohë, ata janë edhe të shqetësuar se pabarazia në rritje mund të bëjë që qeveritë të vendosin taksa mbi pasuritë, e kjo është edhe frika më e madhe e tyre pas koronavirusit.

Taksa të tilla ndërkohë janë vendosur në Argjentinë, Bolivi dhe Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat