Joe Biden thotë se deri në fund të majit do të vaksinohet çdo amerikan

Amerika

Joe Biden thotë se deri në fund të majit do të vaksinohet çdo amerikan

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:07
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se deri në fund të muajit maj do të vaksinohet secili amerikan.

Biden tha se më parë kishte shpresa se deri në korrik do të kishin vaksina të mjaftueshme për të gjithë deri në korrik.

Por sonte dha lajmin se me rritjen e prodhimit, do të ketë vaksina për çdo amerikan deri në fund të majit.

“Tre javë më parë, unë njoftova se do të kishim furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të gjithë Amerikanët deri në fund të Korrikut.

Tani, me përpjekjet tona për të rritur prodhimin, ne do të kemi mjaft vaksina për çdo amerikan deri në fund të majit”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat