Emocionuese, vogëlushja 7-vjeçare në SHBA shet limonada për të përballuar operacionin në tru

Amerika

Emocionuese, vogëlushja 7-vjeçare në SHBA shet limonada për të përballuar operacionin në tru

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:16
Liza Scott

Një histori tejet e veçantë është ajo e 7-vjeçares Liza Scott, nga Alabama e SHBA. Vogëlushja, prej një viti shet limonada në furrën në pronësi të nënës së saj, për një qëllim të vetëm: të grumbullojë paratë për operimin që do të kryej në tru.

Muajin e kaluar, mjekët e lajmëruan familjarët e saj se Liza vuante nga një sërë sëmundjesh, ndër të cilat më problematikja ishte ajo që lidhej me trurin.

Nëna e Lizas, Elizabeth ka treguar për mediat vendase, përpjekjet e së bijës për të grumbulluar paratë e operimit, që për hir të së vërtetës është tepër i shtrenjtë.

“I thash se nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë. Por më tha se ka marrë vendimin për të shitur limonada dhe të japë kontributin e saj në mbledhjen e parave për operacionin”, u shpreh Elizabeth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat