Më në fund erdhi dita…New York-u rikthen kinemat

Amerika

Më në fund erdhi dita…New York-u rikthen kinemat

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Adhuruesja e filmave, Cindy, ishte mes të parëve në dyert e kinemasë në Times Square ndërsa qyteti i New York-ut lejoi rihapjen e kinemave, një vit pas mbylljes së papritur të tyre për shkak të koronavirusit.

“Oh zot, jam shumë e gëzuar që po kthehem. Nuk jam në punë ndaj duhet të bëj patjetër diçka…”, tha ajo.

Sallat e kinemave rinisën punën për të parën herë që nga 17 marsi i vitit të kaluar, kur zyrtarët urdhëruan mbylljen e tyre pasi koronavirusi gjunjëzoi qytetin. Guvernatori Andrew Cuomo, njoftoi muajin e kaluar se kinematë do të lejoheshin të vepronin me 25 për qind të kapacitetit ose me jo më shumë se 50 persona në sallë, nga 5 marsi. Cindy mbërriti në kinema në orën 10, 30 minuta para se ajo të hapte dyert dhe një orë të plotë para se filmi të niste, për tu siguruar kështu që nuk do të mbetej jashtë.

Mbajtja e maskës dhe distanca sociale është e detyrueshme brenda kinemave. Ato madje kanë instaluar edhe filtra ajri të posaçëm dhe dezinfektojnë sallat mes njërit transmetim e tjetrit. Ndërkohë që edhe vetë klientët vijnë të armatosur, me dy maska, dezinfektues, alkool etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat