Presidenti i Paraguait shkarkon tre ministra në reagim ndaj protestave të dhunshme

Amerika

Presidenti i Paraguait shkarkon tre ministra në reagim ndaj protestave të dhunshme

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:19
Paraguai

Presidenti i Paraguait, Mario Abdo Benitez, ka shkarkuar tre ministra si reagim ndaj protestave të dhunshme në lidhje me mënyrën se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në shtetin e Amerikës Jugore, raporton BBC.

Benitez ka thënë se i ka zëvendësuar ministrat për edukim, çështjte të grave dhe çështje civile. Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje të premten.

Punonjësit shëndetësorë thonë se spitalet kanë mbetur pa ilaçe për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Partitë opozitare kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Abdos dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Akuzojnë qeverinë e krahut të djathtë për korrupsion të gjerë.

Paraguai ka regjistruar mbi 165 mijë raste pozitive me koronavirus dhe rreth 3200 të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat