Shpërthimi i fuqishëm dridh qytetin amerikan, menduan se ishte një tërmet – doli të jetë depo me mjete piroteknike

Amerika

Shpërthimi i fuqishëm dridh qytetin amerikan, menduan se ishte një tërmet – doli të jetë depo me mjete piroteknike

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:39
Shpërthimi në qytetin amerikan

Një shpërthim i fuqishëm ka dridhur qytetin Ontario në Kaliforni, kurse një re e madhe tymi në formë kërpudhe është ngritur në qiell.

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur brenda një depoje të mjeteve piroteknike.

E një banor tjetër ka thënë se kishte menduar se “bëhet fjalë për një tërmet”, ndërsa miku i tij që ishte në veturë dhe kalonte pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi, tha se dukej sikur po digjet fabrika e mjeteve piroteknike.

Një video e publikuar më poshtë  është filmuar pak metra larg vendit të ngjarjes. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin atë zonë për shkaqe sigurie.
 

Shpërthimi është raportuar të martën pasdite, kurse një banor ka filmuar gjithçka me telefon të mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat