Emigrantët humbin jetën në lumin Rio Grande derisa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA

Amerika

Emigrantët humbin jetën në lumin Rio Grande derisa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:11
Foto

Një video tragjike shfaq dy emigrantë duke u mbytur në ujë në Rio Grande, krejt kjo si pasojë e eskalimit të situatës në kufi.

Pamjet janë filmuar nga një peshkatar i identifikuar si Jesse Vargas, ku shihen kokat e tre personave në ujërat amerikane, ku jo larg tyre patrullonin policët kufitarë të SHBA-ve.

Dy prej tyre kanë humbur jetën pasi nuk kanë ditur të notojnë, e të tretin peshkatari ka arritur ta shpëtojë. Madje sipas Vargasiti, një grua dhe një djalë i vogël ka humbur jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasi agjentët e policisë kufitare rritën masat e sigurisë, pas raportimeve se në mënyrë të kundërligjshme po futen emigrantë.

Madje sipas agjentëve amerikanë, emigrantë të shumtë po tentojnë ta kalojnë lumin Rio Grande, e shumë prej tyre që nuk po dinë të notojnë po e paguajnë me jetë.

Në pamjet tjera të Vargasit shihen autoritetet meksikane duke mbuluar kufomat e të rinjve, që po humbin jetën në lumë derisa po tentojnë ilegalisht të futen në SHBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat