Një burrë në SHBA akuzohet për një vrasje të vitit 1979

Amerika

Një burrë në SHBA akuzohet për një vrasje të vitit 1979

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:45
Evelyn Kay Day dhe James Herman Dye

Një burrë nga Kansasi është arrestuar dhe akuzuar për një vrasje të një gruaje të ndodhur në vitin 1979, në Kolorado të SHBA-së.

Arrestimi dhe akuza ndaj tij lidhur me këtë vrasje ka ardhur pasi një analizë e AND-së e lidhte atë me krimin, kanë bërë të ditur zyrtarë shtetërorë.

James Herman Dye, 64 vjeçar po akuzohet për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e Evelyn Kay Day e cila ishte dhunuar seksualisht dhe më pas ishte vrarë në nëntor të vitit 1979, shkruan CNN. I akuzuari i cili jeton në Wichita të Kansas, po mbahet në një burg në qarkun e Sedgwickut ndërkohë që pritet ekstradimi i tij në burgun e qarkut të Weldit.

Gjatë intervistimit nga detektivët e rastit, Dye e ka mohuar të ketë kryer vrasjen e viktimës duke thënë se kurrë nuk kishte dëgjuar për këtë rast.

Ndërkohë, në vitin kur ka ndodhur vrasja e rëndë, e ndjera ishte 29 vjeçare dhe ishte duke punuar në një Kolegj në Greeley. Për herë të fundit, ajo ishte parë nga një student në makinën e saj në parkingun e Kolegjit, më 26 nëntor të vitit 1979.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat