Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një viktimë dhe disa të plagosur

Amerika

Sulm me thikë në një librari publike në Kanada, një viktimë dhe disa të plagosur

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua humbi jetën dhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me thikë në një librari publike në një zonë shumë të frekuentuar të Vankuverit në Kanada.

Ngjarja ndodhi në orët e pasdites dhe autoritetet bëjnë me dije se kanë vënë në pranga autorin e vetëm të sulmit. Më vonë, policia kërkoi nga dëshmitarët, sidomos ata që kanë bërë video, t’i dorëzojnë ato për të ndihmuar me hetimet.

“Kemi 6 persona të lënduar prej një sulmi me thikë, një prej tyre humbi jetën. Viktima është një grua.

Besojmë se kemi arrestuar autorin e vetëm të ngjarjes. Ende është i paqartë motivi i këtij sulmi”, deklaroi në një konferencë për shtyp zyrtari i policisë, Frank Jang.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat