Qeveria meksikane e pranon: Viktimat e pandemisë më shumë nga sa ishin raportuar

Amerika

Qeveria meksikane e pranon: Viktimat e pandemisë më shumë nga sa ishin raportuar

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Qeveria e Meksikës ka pranuar se shifra e vërtetë e viktimave nga pandemia e koronavirusit është tani në mbi 321 mijë, thuajse 60 për qind më shumë nga numri i konfirmuar zyrtarisht, prej 201429.

Meksika bën pak teste dhe për shkak se spitalet janë të tejngarkuara, shumë meksikanë kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre, pa bërë madje as një test. Mënyra e vetme për të pasur një panoramë të qartë është të vlerësohen vdekjet shtesë dhe certifikatat e vdekjeve.

Të shtunën, qeveria publikoi një raport të bazuar në këto shifra, që zbuluan se kishte 294287 viktima të lidhura me koronavirusin nga fillimi i pandemisë deri më 14 shkurt. Që nga 15 shkurti ka pasur ndërkohë edhe 26772 viktima të tjera të koronavirusit të konfirmuara edhe me teste.

Shifra më e lartë bën që të kapërcehet ajo e Brazilit, që ka edhe numrin e dytë më të lartë në botë të viktimave pas SHBA. Sipas universitetit Johns Hopkisn, Brazili ka rreth 307 mijë viktima dhe SHBA 548 mijë. Por, popullata e Meksikës, prej 126 milionë banorësh është më e vogël se në secilin prej këtyre dy vendeve dhe me 321 mijë viktima nga koronavirusi, bilanci është vërtetë tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat