Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Amerika

Biden promovon planin 2 trilion dollarë për infrastrukturën

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:51
Presidenti i SHBA Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden shkon sot në Pitsburg të Pensilvanisë, për të promovuar një plan për infrastrukturën prej 2 trilion dollarësh, që përfshin rrugët, urat, ujin e pijshëm, energjinë elektrike dhe sistemet e transportit publik.

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve se projektet synojnë të realoizohen gjatë një periudhe prej rreth tetë vjetësh.

"Këto janë investime me vlerë të lartë, investime që ekspertët e të gjitha fushave mendojnë se ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit ekonomik," tha zyrtari."

“Këto janë investime që neve si vend, nuk na lejohet të mos i bëjmë,” tha ai.

Presidenti Biden ka propozuar që fatura e planit të paguhet përmes ndryshimeve në taksat mbi korporatat, duke përfshirë rritjen e taksës së korporatave nga 21 në 28 për qind.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të martën se administrata është e hapur për ide të ndryshme se si të financohet paketa, por shtoi se shqetësimet në lidhje me gjendjen e infrastrukturës së vendit janë diçka që ndahen nga të gjithë, pavarësisht nga përkatësitë politike.

Republikanët në Kongres kanë shprehur kundërshtime ndaj planit të Presidentit Biden për të rritur taksat, duke thënë se kjo do të dëmtonte punëtorët amerikanë, do të ngadalësonte rritjen ekonomike dhe do t'i bënte kompanitë amerikane më pak konkurruese në tregun botëror./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat