Sëmundja misterioze e trurit në Kanada lë të vdekur 5 persona

Amerika

Sëmundja misterioze e trurit në Kanada lë të vdekur 5 persona

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:39
Kanada

Më shumë se 40 raste të një sëmundjeje misterioze të trurit që ngjan me sëmundjen e “lopës së çmendur” janë raportuar në Kanada.

Sipas CBS, sëmundja ka ngjashmëri me sëmundjen e rrallë dhe fatale të njohur si Sëmundja Creutzfeldt-Jakob (CJD) dhe po ashtu me variantet e saj, duke përfshirë këtu edhe encefalopatin spongiforme të gjedhit, e njohur ndryshe si sëmundja e lopës së çmendur. Zyrtarët shëndetësor në New Brunswick të Kanadasë janë duke u përpjekur që të kuptojnë se si e kanë marrë rreth 40 persona sëmundjen dhe cili është aspekti i panjohur neurologjik i saj.

Deri më tani, pesë persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësorë.

Neurologu Neil Cashman thotë se ai beson që kjo mund të jetë vetëm një helm mjedisor.

Ndërkohë, sipas CBS-it, rasti i parë i diagnostikuar me këtë sëmundje kishte ndodhur në vitin 2015 ndërkohë që rastet janë rritur nëpër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat