Brazil: Më shumë se 60 mijë njerëz vdiqën nga COVID-19 në mars

Amerika

Brazil: Më shumë se 60 mijë njerëz vdiqën nga COVID-19 në mars

Më: 1 prill 2021 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Rreth 66 mijë e 570 njerëz në Brazil vdiqën nga COVID-19 në muajin mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor, tregojnë shifrat.

Shërbimi shëndetësor i vendit është shtyrë në prag ndërsa rastet e virusit vazhdojnë të rriten.

Presidenti Jair Bolsonaro është përballur me kritika të forta për trajtimin e krizës dhe u godit nga dorëheqjet e profilit të lartë këtë javë.

Por të mërkurën ai përsëri doli kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive.

“Ne kishim dhe kemi dy armiq – virusin dhe papunësinë! Është një realitet! Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi”, tha ai.

E mërkura gjithashtu shënoi 3 mijë e 800 vdekje të reja dhe mbi 90,000 raste të reja me koronavirus. Vdekjet e përditshme të Brazilit aktualisht përbëjnë rreth një të katërtën e të gjitha viktimave të koronavirusit në botë, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat