Gruaja në SHBA shkon në dyqan me një “Jeep” lodër ngjyrë rozë

Amerika

Gruaja në SHBA shkon në dyqan me një “Jeep” lodër ngjyrë rozë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Bërja e pazarit me ngarkesë të madhe mund të jetë pak e vështirë për këtë grua në SHBA që doli nëpër dyqane me një “Jeep” rozë të një fëmije.

Sipas DailyMail, një shofer kapi momentin kur gruaja po i kthehej makinës elektrike të fëmijëve, në një parking në dyqanin Kwik Star në qytetin Shell Rock të Iowas.

Ajo i vendosi gjërat e saj në “veturën lodër Jeep Wrangler”, hyn brenda dhe pastaj largohet bashkë me të duke e vozitur.

Image

 

Veturat lodër të Jeep Wrangler, zakonisht kushtojnë rreth 200 deri në 300 dollarë për t’u blerë, krahasuar me versionin më të fundit bazë për të rritur që kushton 28 mijë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat