Ajo del vetëm gjatë natës për shkak të një sëmundjeje të rrallë – gruaja nga SHBA-ja diagnostikohet për herë të 28-të me kancer të lëkurës

Amerika

Ajo del vetëm gjatë natës për shkak të një sëmundjeje të rrallë – gruaja nga SHBA-ja diagnostikohet për herë të 28-të me kancer të lëkurës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:47
Andrea Ivonne Monroy

Andrea Ivonne Monroy nga SHBA-ja, e kalon tërë ditën në ambiente të mbyllura, me dritare të errëta për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 28-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “Xeroderma Pigmentosum”.

Pavarësisht se ka bërë gjithçka që mundet për ta mbrojtur vetën, sëmundja tashmë e ka bërë atë të zhvillojë kancer të lëkurës rreth 28 herë, si dhe thotë se gjendja e ka çuar atë në menopauzë gjatë moshës 23-vjeçare.

“Më është dashur një kohë e gjatë, por e kam pranuar vetën për atë që jam”, thotë blogerja nga Kalifornia.

“Gjendja ime nënkupton se trupi im plaket më shpejt”, u shpreh ajo.

Monroy zakonisht del vetëm gjatë natës, por nganjëherë detyrohet të dalë jashtë për vizita mjekësore. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat