Ishte lodhur duke pritur porosinë e saj në një burger, gruaja nga SHBA qëlloi me armë punëtorët

Amerika

Ishte lodhur duke pritur porosinë e saj në një burger, gruaja nga SHBA qëlloi me armë punëtorët

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua po përballet me akuza për vrasje pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë përmes dritares në Burger King në Memphis në SHBA. Hetuesit thonë se gruaja në Tenesi ishte e mërzitur nga koha e pritjes në restorantin e ushqimit të shpejtë.

Më 30 mars, Policia e Memphisit është thirrur për disa të shtëna në Burger King.

Punëtorët thanë se gruaja ishte e mërzitur me pritjen e gjatë derisa priste që porosinë ta merrte nga dritarja.

Ajo doli nga vetura, dhe kamerat e sigurisë tregojnë se ajo po mbante një revole të zezë duke hyrë përmes dritares kishte qëlluar në drejtim të brendësisë së restorantit.

Punëtorët ishin në gjendje të iknin nga dera e pasme dhe askush nuk është lënduar.

Policia ka thënë se ka arrestuar gruan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat