50 mijë firma për “Kopshtin e Trëndafilave”

Amerika

50 mijë firma për “Kopshtin e Trëndafilave”

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:19
SHBA, qytetarët kërkojnë që Jill Biden t’i rikthejë lavdinë e dikurshme vendit të konferencave të presidentit

Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-Zonja e Parë Melania Trump kishte vetëm disa pemë dhe lule shumëngjyrëshe të cilat vitin e kaluar u hoqën. Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për konferencat për shtyp.

Sipas peticionit, ndryshimet në këtë kopësht kanë shkaktuar zemërimin e njerëzve. Organizatorët e peticionit vazhdojnë të kërkojnë nga znj. Biden dhe Doug Emhoff, i cili është i martuar me Zëvendës-Presidenten Kamala Harris, që t’i rikthejnë lavdinë e dikurshme Kopshtit të Trëndafilave ashtu sikur ishte gjatë kohës së Zonjës së Parë Jackie Kennedy.

Melania Trump u kritikua për ndryshimet që bëri gjatë pandemisë. Në mediat sociale njerëzit e akuzuan atë se po shpenzonte para ndërkohë që mund të ndihmonte njerzit që ishin duke vuajtur nga Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat