​Biden: Shpresoj në një takim me Putinin

Amerika

​Biden: Shpresoj në një takim me Putinin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:27
Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se shpresonte për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin në qershor, gjatë udhëtimit të tij në Evropë.

“Kjo është shpresa dhe pritshmëria ime”, konfirmoi Biden.

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se paqja dhe siguria në botë varen nga rrjedha e marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së.

Presidenti amerikan do të zhvillojë në mes të qershorit vizitën e parë jashtë vendit, në Britaninë e Madhe dhe më pas në Belgjikë, për samitet e G7-s dhe NATO-s dhe një takim me drejtuesit e Bashkimit Evropian.

Në mes të muajit prill, ai kishte propozuar një takim me Vladimir Putin, në sfondin e tensioneve të dy fuqive rivale.

Nëse Moska ka shprehur interesin e saj për këtë ofertë, ajo është frenuar nga sanksionet dhe kundër-sanksionet e shkëmbyera nga të dy vendet.

Në fund të prillit, Kremlini siguroi se “datat konkrete” ishin duke u shqyrtuar.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët dhe mosmarrëveshjet janë të shumta si për çështjen e Ukrainës, akuzat për spiunazh, ndërhyrjet elektorale dhe sulmet kibernetike, tensionet mbi fatin e kundërshtarit rus të burgosur Alexei Navalny.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat