​“S’po e kuptoni ç’po bëni”, Hillary Clinton del kundër Biden

Amerika

​“S’po e kuptoni ç’po bëni”, Hillary Clinton del kundër Biden

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:24
Biden dhe Clinton

Hillary Clinton paralajmëroi për pasoja të rënda prej tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Ish-sekretarja e Shtetit tha për CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin.

SHBA-ja synon ta përfundojë tërheqjen në një datë simbolike, 11 shtator, por talibanët e përmbysur nga pushteti në 2001, pas pushtimit të vendit nga forcat e udhëhequra prej amerikanet, kanë marrë zemër së fundi e kanë shtuar sulmet.

“Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të qëndrimit por edhe të largimit”, tha demokratja që ashtu si Biden, ka qenë mbështetëse e ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Shefi i shtëpisë së Bardhë pretendon se tërheqja amerikane është e justifikuar me faktin se forcat amerikane e kanë siguruar tashmë që Afganistani të mos jetë bazë për xhihadistët e huaj, të cilët të komplotojnë kundër Perëndimit.

Por e pyetur për vendimin e presidentit, Clinton ka thënë se “qeveria amerikane duhet të fokusohet në dy pasoja të mëdha”, duke përmendur rikthimin e aktiviteteve të grupeve terroriste dhe rritjen e numrit të refugjatëve nga Afganistani, teksa kujtoi se shembja e qeverisë afgane dhe mundësia e marrjes së pushtetit nga talibanët mund të rezultojë në një luftë të re civile.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat