Mijëra persona marshojnë në rrugët e Washingtonit në mbështetje të Palestinës

Amerika

Mijëra persona marshojnë në rrugët e Washingtonit në mbështetje të Palestinës

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Mijëra persona në një marshim të mbajtur në Washington të SHBA-së kanë shprehur mbështetje për Palestinën dhe reaguan ndaj administratës së Izraelit dhe SHBA-së.

Një protestë në mbështetje të Palestinës u mbajt përpara Departamentit Amerikan të Shtetit, ku protestuesit e mbledhur shfaqën reagimet e tyre ndaj administratës së SHBA-së dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në protestë krahas një numri të madh të palestinezëve, turqve dhe amerikanëve dhanë mbështetje edhe grupet hebreje ortodokse. Po ashtu në protestë mbajti fjalim edhe anëtarja muslimane me origjinë palestineze në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Rashida Tlaib, e cila adresoi fjalë të ashpra ndaj Izraelit.

Në fjalën e saj, Tlaib tha se praktikat “raciste” si dhe sulmet e Izraelit ndaj civilëve ditët e fundit janë kategorikisht të papranueshme dhe se mbështetja e qeverisë së SHBA-së për Izraelin është kthyer në presion për Palestinën.

Më pas, turma numri i të cilës u rrit menjëherë duke arritur në mijëra, filloi të marshojë në rrugët e Washingtonit. Gjithashtu mijëra persona mbërritën edhe përpara Shtëpisë së Bardhë nën shoqërimin e sloganeve dhe flamujve palestinezë në duar.

Të tubuarit përpara Shtëpisë së Bardhë mbajtën protestën nën shoqërimin e sloganeve “liri për Palestinën” dhe me slogane kundër SHBA-së dhe Izraelit.

Kreu i organizatës Muslimanët Amerikanë për Palestinën, Osama Abu Irshaid, institucionit organizator të protestës u shpreh se, “E gjithë bota duhet të kundërshtojë praktikat raciste të Izraelit. Është e pamundur që të pranojmë këtë mbështetje që SHBA-ja jep ndaj Izraelit”.

Duke vlerësuar me lëvdata mbështetjen që Turqia jep për kauzën e Palestinës, Abu Irshaid, tha se të gjithë duhet të shqetësohen nga bombardimi i fëmijëve palestinezë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat