Kalifornia ofron 116.5 milionë dollarë dhurata dhe para për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen

Amerika

Kalifornia ofron 116.5 milionë dollarë dhurata dhe para për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen

Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:57
Ilustrim

Guvernatori i vendit, Gavin Newsom, prezantoi programin prej 116.5 milionë dollarësh për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen.

Ai e cilësoi si një program stimulues i krijuar për të motivuar qytetarët që të vaksinohen, përpara se të rihapet vendi nga 15 qershori., raporton 'Fox 11'.

Sipas  deklaratës së autoriteteve, duke filluar nga 27 maji, dy milionë persona që do të përfundojnë vaksinimin e tyre Covid-19, automatikisht do të kenë të drejtë të marrin një kupon prej 50 dollarësh .

Gjithashtu si pjesë e programit 'Vax for the Win', 30 persona do të zgjidhen për të fituar një çmim parash prej 50,000 dollarësh secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat