Automjeti i zjarrfikësve në Filadelfia përplaset keq te një ndërtesë – pësojnë lëndime zjarrfikësit si dhe një grua

Amerika

Automjeti i zjarrfikësve në Filadelfia përplaset keq te një ndërtesë – pësojnë lëndime zjarrfikësit si dhe një grua

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër zjarrfikës dhe një civil pësuan lëndime pasi një kamion zjarrfikës u përplas te një ndërtesë derisa iu përgjigj një thirrjeje emergjent të enjten pasdite në Filadelfia të Veriut.

Sipas medieve të huaja, incidenti ndodhi pak pas orës 4 pasdite, derisa policia thotë se ekuipazhi Motor 29 po i përgjigjej një zjarri shtëpie afër rrugëve Front dhe Diamond.

Katër zjarrfikës ishin në bordin e automjetit në kohën e përplasjes, dhe zyrtarët thonë se të njëjtit pësuan lëndime. Dy prej tyre duhej të tërhiqeshin nga automjeti i urgjencës.

Zjarrfikësit u trajtuan si dhe u dërguan për trajtim në spitalet e zonës. Të gjithë u liruan të enjten mbrëma nga spitali.

Ndërkohë, si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila po voziste një Toyota, megjithatë sipas autoriteteve lëndimet nuk duket se janë kërcënuese për jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat