Rrjedhje e pashembullt në SHBA, ndizet debat pas publikimit të të dhënave për taksat e miliarderëve

Amerika

Rrjedhje e pashembullt në SHBA, ndizet debat pas publikimit të të dhënave për taksat e miliarderëve

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Një rrjedhje e pashembullt të dhënash personale të taksave federale të mijëra amerikanëve ka rindezur një debat mbi pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara.

Përkrahësit e reformës në sistemin e taksave shpresojnë se një ide më e qartë nga publiku se si të pasurit shmangin taksat, do të sjellë si rezultat një rishikim të kodit të taksimit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat, që i ishin dërguar organizatës jofitimprurëse të gazetarisë “ProPublica”, përfshijnë informacion të detajuar mbi taksat e mijëra individëve më të pasur gjatë një periudhë mbi 15 vjeçare.

Këtë javë, “ProPublica” i përdori të dhënat për të paraqitur para publikut një përshkrim të parë të detajuar se deri në ç’masë më të pasurit në Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga privilegje dhe luks të jashtëzakonshëm, ndërsa në të njëjtën kohë paguajnë pak ose aspak takasa.

Sipas kësaj analize, themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos, personi më i pasur në botë sipas revistës Forbes, nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në vitet 2007 dhe 2011 dhe miliarderë të tjerë si Warren Buffett, Mark Zuckerberg, George Soros, Michael Bloomberg, Carl Icahn dhe të tjerë - i kanë paguar përqindje shumë të vogla taksash qeverisë federale, ose asnjë taksë, madje edhe në vitet kur pasuria e tyre u rrit me miliarda dollarë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat