Protestë civile në rrugët e SHBA për mësuesin turk Inandë, kongresmeni Weber: “Ajo që po bën Erdogani është krim kundër njerëzimit”

Amerika

Protestë civile në rrugët e SHBA për mësuesin turk Inandë, kongresmeni Weber: “Ajo që po bën Erdogani është krim kundër njerëzimit”

Nga: Bashkim Çmega Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:59
Protesta

Pas ndodhisë së rrëmbimit nga forcat e shërbimeve turke të një tjetër mësuesi turk, kësaj here në Kirgistan, një protestë civile është mbajtur edhe në SHBA. Pjesë e kësaj proteste të mbajtur përpara Kongresit të SHBA për lënien të lirë të mësuesit turk, Orhan Inandë, i cili theksohet së po mbahet me forcë në ambasadën e Turqisë në Bishkek është bërë edhe anëtari nga Teksasi i Kongresit të Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Randy Weber, duke u shprehur se Erdogani është duke kryer krime kundër njerëzimit dhe demokracisë.

Randy Weber, një nga anëtarët e Kongresit të Përfaqësuesve të SHBA, ku përfaqëson Teksasin, iu bashkua protestës së mbajtur përpara godinës së Kongresit të SHBA për mësuesin turk, Orhan Inandë, që është rrëmbyer nga forca të Shërbimit Informativ të Turqisë (MIT) në Kirgistan dhe po mbahet forcërisht në ambasadën turke atje, madje me këtë rast ai ka mbajtur edhe një fjalë.

Weber, i cili e mbajti fjalën e tij duke mbajtur në duar një pankartë ku shkruhej, “Lirojeni menjëherë Orhan Inandën!”, e cilësoi një “turp” atë që është duke ndodhur, duke shtuar se tanimë nuk ka dyshim që Presidenti Tajip Erdogan është një diktator autokratik dhe antidemokratik.

Për Weber-in, Erdogani po bën gjithçka që mundet për t’i bërë dëm Turqisë dhe se ngjarja me arsimtarin Inandë është vetëm turpi i mbramë i gjithë ç’e paskrupullt që ka ndodhur gjer më sot, andaj Orhan Inandë duhet të lihet menjëherë i lirë.

“Erdogani është duke kryer krim kundër njerëzimit”

Aktet si ky i rrëmbimit të Inandës, janë provat e “krimeve kundër njerëzimit dhe demokracisë” që është duke kryer pushteti i Erdogan në Turqi, - theksoi Weber-i në fjalën e tij, duke shtuar se, “Erdogani duhet të heqë dorë nga të sjellët si bandit, megjithatë Kongresi i SHBA, Shtëpia e Bardhë dhe Sekretari Amerikan i Shtetit duhet ta trajtojnë këtë çështje me përparësi dhe ta vënë Erdoganin përpara përgjegjësisë përmes gjithë sanksioneve të nevojshme, pra, t’i tregojë Erdoganit se nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për akte dhe veprime të këtilla.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat