Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur, kolegët habiten nga ajo që shikojnë

Amerika

Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur, kolegët habiten nga ajo që shikojnë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:48
Pamje nga video

Kongresmeni amerikan duket se është kapur i veshur me pantallona të shkurtra, gjatë një takimi virtual.

Sipas mediave të huaja, republikani Donald Payne, u duk se ishte i pavëmendshëm për faktin se kamera e tij ishte e ndezur gjatë një seance dëgjimore virtuale të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Dhe ka qenë një tjetër republikan ai që ka postuar një video të Payne duke u ngritur nga kompjuteri i tij – i veshur me një bluzë dhe ato që dukeshin pantallona të shkurtra.

Payne qëndroi para kamerës me një mes të trupit të ekspozuar përpara se të largohej nga ekrani – pas së cilës kanë ardhur reagimet e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat