Shira dhe përmbytje në Bregun e Gjirit nga stuhia tropikale Claudette

Amerika

Shira dhe përmbytje në Bregun e Gjirit nga stuhia tropikale Claudette

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:00
Bregu i Gjirit

Stuhia Tropikale Claudette ka sjellë erë, shira të mëdhenj dhe përmbytje në Luiziana dhe Misisipi, një rajon ku kanë mbetur akoma disa kanë thasë me rërë nga rekordi i uraganeve të vitit të kaluar.

Claudette u formua të shtunën në mëngjes përgjatë Bregut të Gjirit, rreth 75 kilometra në jugperëndim të New Orleans, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve në një paralajmërim të orës 4:00 të mëngjesit.

Qendra e Claudette ishte e vendosur në brendësi dhe stuhia parashikohej të dobësohej deri të shtunën në mbrëmje.

Me kufizimet e zbutura të virusit dhe verën afër, pronarët e bizneseve në të gjithë Bregun e Gjirit, të gjithë nga restoratorët te operatorët e anijeve, kishin parashikuar një fluks të ardhurash turistike pas një viti humbjesh për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe stuhive të pamëshirshme. Por këto shpresa janë zbehur nga stuhia.

Paralajmërimet e stuhive tropikale mbeten të pandryshuara në të gjithë rajonin, dhe kërcënimet kryesore janë reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta të stuhive tropikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat