Dëme të mëdha në parkun Alabama-s mes stuhisë tropikale

Amerika

Dëme të mëdha në parkun Alabama-s mes stuhisë tropikale

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:29
Foto

Autoritetet në Alabama thonë se një tornado e dyshuar e nxitur nga Stuhia Tropikale Claudette dëmtoi keq të paktën 50 shtëpi në një qytet të vogël, në veri të kufirit të Florida, raporton AP.

Sherifi Heath Jackson në Qarkun Escambia tha se një tornado shkatërroi një park, rrëzoi pemë dhe dëmtoi shtëpi dhe. Shumica e dëmit u bë në ose afër qyteteve të Brewton dhe East Brewton, rreth 77 kilometra në veri të Pensacola, Florida.

Nuk pati raportime të menjëhershme për lëndime serioze ose vdekje. Fotot e zonës së Brewton të shpërndarë në Facebook tregojnë rrëzimin e pemëve, përfshirë një që ra mbi një shtëpi.

Dëmtimi nga stuhia u ndie gjithashtu në Florida të veriut, ku erërat - në disa raste arritën shpejtësinë 137 km / h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat